Komuna e Gjilanit ICITAP dhe Ambasada Amerikane, aktivitet të përbashkët nëpër shkolla për identifikim të stresit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune koordinatorin nacional pranë ICITAP-it për Siguri në Bashkësi – Policimi në Bashkësi dhe Bobby Long nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me të cilët janë zotuar për bashkëpunim me qëllimin që për një muaj të realizohet projekti “The Brand in the school”, që pretendohet të ndihmohen personat e mundshëm të cilët kanë stres post-traumatik, duke ndihmuar më tutje në përmirësimin e shëndetit mental, fizik, emocional etj.