Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, ka marrë aktvendim për fillim e procedurës përgatitore ndaj të miturve A.H., A.L., SH.H., S.L., dhe B.L., pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në shkollë.

Ndërsa, për të miturin A.H., është paraqitur edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit të veprës penale ’’Lëndim i rëndë trupor’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 6 shkurt 2019, në shkollën e mesme ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan, të miturit janë përleshur mes vete, duke e goditur njëri tjetrin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast i mituri A.H., gjatë përleshjes e ka goditur me grusht në hundë të dëmtuarën e mitur M.O., që kishte bërë përpjekje për t’i ndarë, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Gjithashtu, si pasojë e rrahjes, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe i mituri A.H., i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të miturit A.L. dhe SH.H., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa të miturit S.L. dhe B.L., dyshohen për veprën penale ‘’Sulm’’ të KPRK-së.

KOMENTE