Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet A.I.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet A.I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 i KPRK-së.