DYLON

Gjilan: Identifikohet kundërvajtësi, i shqiptohet gjoba

Gjilan: Identifikohet kundërvajtësi, i shqiptohet gjoba
Avatar photo Redaksia

Identifikohet kundërvajtësi nga njësitet e policisë së Kosovës, trafiku rrugor në Rajonin e Gjilanit” falë bashkëpunimi qytetarë-polici në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për një siguri më të madhe në trafik.

“Policia në rajonin e Gjilanit me 30 gusht 2021 ka pranuar dëshmi  lidhur me një kundërvajtje në trafik ku menjëherë masat dhe veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik ku në bazë të dëshmive qartë shihet mosmbajtja e distancës së nevojshme gjatë qarkullimit në rrugë duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, thotë Hashani. /2LONLINE.com/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.