Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve, prej tyre tetë (8) zyrtarë dhe dy (2) qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.
Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.
Gjithashtu, ju njoftojmë se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/