DYLON

Kadeti Ukaj diplomon në akademinë ushtarake të ushtrisë Gjermane

Kadeti Ukaj diplomon në akademinë ushtarake të ushtrisë Gjermane
Avatar photo Redaksia

Pas tri viteve studime intensive në akademinë ushtarake të ushtrisë gjermane, kadeti Edison Ukaj përfundoi me sukses shkollimin e tij.

Në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundeswehr i dorëzuan diplomën kadet Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

EkoHigjiena

Nga një fjalë rasti zv. ambasadorja Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani Nënkolonel Besim Gashi falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundeswehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/