(2L ONLINE) – Edhe në vitin 2015, do të vazhdojnë ndihmat ushqimore për skamnorët e Zhegrës dhe fshatrave përreth. Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare e Bamirëse “Zhegra” nga Gjeneva, si deri më tani, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për të vazhduar aksionin me ndihma ushqimore familjeve në varfëri të skajshëm edhe në vitin 2015.
Më 1 dhjetor të këtij viti, bëhet shpërndarja e 12-të e radhës, dhe e fundit në këtë vit, me artikuj ushqimor e higjenik për dhjet familje në gjendje të vështirë të kësaj ane.
Në aksionin e deritanishëm deri më 20 Nëntor 2014, kanë marrë pjesë 126 persona dhe biznese të vogla me një shumë prej 5965.64 €, tani shpresojmë se ky vullnet për të ndihmuar skamnorët nuk do të mungoj dhe numri i kontibutdhënësve do të shtohet pasi që edhe numri i familjeve në gjendje të vështirë, është më i madh sesa që është parashikuar në fillim të iniciativës.
Sipas banorëve donator, deri më sot janë identifikua 10 familjeve me 56 anëtar në kushte shum të vështira dhe ç’është më shqetësuese dhe sipas të gjitha gjasave ky numër nuk është definitiv.
Kjo iniciativë « Ushqim për Skamnorët », është dhe mbetet unike në Kosovë përkrah organizimi, transparenca dhe shpërndarja e ndihmave në mënyre të rregullt mujore, duke ua lehtësua përpjekjet e përditshme për ta sigurua kafshatën e gojës.
28 artikuj ushqimor e higjenik u shpërndahen në mënyrë të rregullt mujore (çdo të I-rin e muajit), dhe varësisht nga numri i anëtarëve të familjeve, u përcaktohet edhe kantiteti ushqimor.
Grupi i përcaktuar, kontributet në Zhegër dhe rrethin i mbledh (grumbullon) gjatë vikend-it të fundit të muajit nga personat që paraprakisht kanë dhënë premtime vullnetare për ndihma të rregullta, mujore.
Të shqetësuar nga rritja e familjeve në kushte të vështira, me anëtar të sëmurë, fëmijë dhe pa kurrfarë perspektive në horizont, IQZH-së dhe SHHeB « Zhegra » me seli në Zvicër, Ju fton që të bëheni pjesë e iniciativës « USHQIM PËR SKAMNORËT ». Kontributin Tuaj, sipas mundësive dhe mundësive mund ta bëni përmes xhiro llogarive në vijim :
Association HumanitaireetCaritative “Zhegra”
CH-1213 Petit-Lancy
CCP-12-622158-3Theksoe për skamnorët
IBAN: CH92 0900 0000 1262 2158 3
IQZH IniciativaQytetare e Zhegrës
Banka Ekonomike e Kosovëssh.a.
Llog. 1406000005980561
Bic cod. ECOMRS21
AHeC “Zhegra” & IQZH