Në kuadër të aksionit të pastrimit që ka filluar në komunën e Vitisë, si dhe në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, e cila çdo vit shënohet me 7 prill, sot punëtorët shëndetësor dhe teknik të QKMF-së së Vitisë ka zhvilluar një aksion të pastrimit dhe të rregullimit të oborrit në këtë institucion shëndetësor.
Aksionit në fjalë ju janë bashkangjitur edhe punëtorët nga drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë.
Përndryshe me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me organizimin e drejtorisë për Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit aksioni i pastrimit pritet të zhvillohen në gjithë komunën e Vitisë deri me 22 prill kur shënohet edhe Dita e Tokës. /2lonline/