Drejtori i drejtorisë Komunale për Bujqësi, Nazmi Rapuca, thotë se aksioni për reduktimin e numrit të qenve endacakë do të shtrihet në tërë qytetin e Gjilanit si dhe në fshatrat e kësaj komune dhe do të zgjas dhjetë ditë, duke filluar nga ora 4:00 e mëngjesit e deri më 6:45. Në fshatra, aksioni zgjat deri në ora 10:00.
“Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Gjilanit, shpreson se qytetarët nuk do të shqetësohen nga krismat e armëve, të cilat do të dëgjohen gjatë kohës sa zgjat aksioni, derisa kërkon prej tyre që gjatë kësaj kohe t`i reduktojnë lëvizjet”, thotë Rapuca.
Ai tha se vrasja dhe groposja e qenve endacakë, të cilët, duke qenë pa përkujdesje, paraqesin rrezik për qytetarët dhe sidomos fëmijët, do të bëhet nga Shoqata e gjuetarëve “Agim Ramadani”.
Përndryshe, kërkohet nga qytetarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni të mos i lëshojnë jashtë qentë e tyre shtëpiak./2lonline/