Me qëllim të eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një mjedisi sa më të pastër, Komuna e Vitisë ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive të tilla, konkretisht në hyrje të Pozheranit.
Këtij aksioni i ka prirë kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoritë komunale por edhe kompanitë e pastrimit që operojnë në Viti. Kryetari Haliti, bëri me dije se kjo komunë e ka shpallë vitin 2018, vit të ambientit dhe shtoj se gjatë këtij viti do të ketë aksioni të shumta ambientale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aktiviteti të pastrimit dhe largimit të kësaj deponie ndër tjerash fol për angazhimin e kësaj komune për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
“Ndonëse deri më tani kemi punuar shumë në krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe të pastra për qytetarët, ne edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar për largimin e deponive ilegale të mbeturinave.
Kjo bëhet me qëllimin më të mirë që të kemi mjedise më të pastërta dhe të shëndetshme për gjithë qytetarët e komunës sonë”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai u zotua se Komuna e Vitisë do të merr masa ligjore ndaj atyre që ndotin ambientin. Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që të ju bashkangjitën këtyre aksione por të raportojnë edhe ndotësit e tyre në organet përkatëse.
Kurse Skender Ahmeti, drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se inspektori i ambientit në vazhdimësi është në teren për të intervenuar në raste të hudhjes së mbeturinave.
Ai shtoj se në këtë drejtim ata bashkëpunojnë edhe me Policinë e Kosovës, por kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve të cilët hasin në hudhje të mbeturinave të raportojnë qoftë edhe me vetëm një fotografi në Drejtorinë e Inspekcionit duke u zotuar se rastet e tilla do të procedohen tutje në Gjykatë.