Policia e Kosovës, njësitë e trafikut rajonal, janë njoftuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, ma saktë në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se aksidenti i trafiku ka ndodhur në mes tri veturave civile, deri te aksidenti zinxhiror besohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve te komunikacionit.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar drejtuesi i njërit automjet dhe njëri nga pasagjerët.
Rasti i referohet gjykatës.