Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës është njoftua për një aksident trafiku që ka ndodhë mbrëmë.
Hashani tha se nga hetimet e para, nê vendin e ngjarjes, dyshohet se automjet Opel Combo me tabela 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke ëe relacionin Smirë-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh, duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit të këmbësorëve, godet motoçikletën – MBK Roller, drejtuar nga vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës, i moshës rreth nëntëmbëdhjetë vjeç.
“Me këtë rast, si pasojë e goditjes, nga lëndimet, motoçiklisti ndërron jetë në vendin e ngjarjes, këtë e konstatoi mjeku kujdestar i Qendrës se Mjekësisë Familjare në Viti”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i mjetit të ndalet për 48 orë, kurse trupi i pajete i viktimës dërgohet në IML në Prishtinë.
Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.