Më 17 qershor, rreth orës 16:00 minuta, në rrugën lokale Kabash-Viti, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime, ku i përfshirë ka qenë makina bujqësore-traktor i markës Ford dhe një biçikletë të cilën e drejtonte një i mitur (2005).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin tha se deri të aksidenti besohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve të rrugës dhe vozitjes së pakujdesshme nga ana e drejtuesit të traktorit.
Për rrjedhojë të kësaj përplasje lëndime trupore pëson drejtuesi i biçikletës, të cilit fillimisht i jepet ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjilanit e me pas transferohet në QKUK në Prishtinë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar qe drejtuesi i traktorit të ndalet për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal.