Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot në orën dymbëdhjetë, në fshatin Parallovë, ka ndodhë një aksident trafiku.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhë kur ngarkesa e një kamioni në lëvizje ka rënë dhe dyshohet se ka goditur tri vetura po në lëvizje, me ç’rast lëndime trupore marrin dy pasagjerë në njërën veturë dhe një në veturën tjetër”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Të lënduarve u është ofruar ndihma e mjekut në qendrën emergjente në Gjilan dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit. /2LONLINE.com/