Autoritetet policore, në raportin e tyre ditor kanë bërë të ditur për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në rrugën “lidhja e Prizrenit” në Gjilan.
Sipas raportit policor, ngasësi i një automjeti dyshohet se duke bërë vozitje të pakujdesshme e godet këmbësorin ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.
I lënduari në këtë aksident ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. /2LONLINE/