(2LONLINE) – Kryesia e Degës së AKR në Gjilan në mbledhjen e mbajtur ndër shumë çështje tjera në rend dite pati edhe zgjedhjen e Shtabit zgjedhor. Kryesues të shtabit zgjedhor zgjodhi Blerim Beqirin një zëvendëskryesues dhe shtatë koordinatorë të trupave koordinuese të cilët do t’i koordinojë aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore në degë dhe nëndegë, siç janë: koordinatorë për vullnetarë, për komisionerë dhe vëzhgues, për agjenda dhe tubime, për financa dhe logjistikë, për ankesa dhe parashtresa, për komunikim me KKZ dhe për marrëdhënie me publikun.
Përndryshe, drejtues të AKR-së thonë se programi dhe vizioni i AKR s- së, sidomos programi i saj ekonomik ka ndikuar që të ketë aderime të vazhdueshëm të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike , po ashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR.
Përndryshe, Ismet Azizi nga Zyra për Informim ka thenë se Aleanca Kosova e Re, dega në Gjilan po bënë përgatitjet e duhura për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit dhe se atmosfera e krijuar në radhët e anëtarësisë së AKR , ka ndikuar që aktivistët janë përkushtuar dhe po hyjnë të përgatitur për këto zgjedhje Parlamentare.
“Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR janë tregues për besimin në vizionin e Presidentit të partisë z. Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ideologjia e liderit Behxhet Pacolli, e cila ka për bazë mirëqenien e qytetarit , bënë që aktivistët e AKR në Gjilan të kenë synim të vazhdueshëm arritjes së këtij qëllimi. Anëtarët e AKR janë të vetëdijshëm se kjo arrihet me punë dhe kjo Kosovës, dhe Anamoravës i duhet më së shumti”, thotë Azizi. /2lonline/