(2LONLINE) – Drejtues të Aleancës Kosova e Re (AKR), në Gjilan thanë se në këtë komunë ditëve të fundit janë intensifikuar aktivitete e këtij subjekti politik, me pasurimin e strukturave udhëheqëse të Forumeve Rinore dhe atë të riaktivizimit të nëndegëve. Këtë po e bënë me sukses edhe Forumi Rinor i cili po forcohet me anëtar të rinj.
Kryesuesi i Këshillit Koordinues të Degës së AKR-së ,Agim Rexhepi ka thënë se në AKR-në e Gjilanit ka aderuar një numër i madh i të rinjve, studentë të dalluar, që përditë e më shumë po i bashkëngjiten programit ekonomik të AKR-së.
Rexhepi ka vlerësuar se, kjo tregon që AKR është parti liberal demokratike, ndërsa programi i saj së është po ai program që të rinjtë e shohin si rrugëzgjidhje për standardin e tyre jetësor.
Rexhepi , i njoftoi të rinjtë se Aleanca Kosova e Re është e hapur për të gjithë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të vendit.
“Këta të rinj i janë bashkangjitur AKR-së me besimin se ky subjekt politik ndër prioritetet e veta, ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjve të Kosovës” thotë Rexhepi.
Ndërsa, kryetari i Forumit Rinor, Arianit Ibrahimi, tha se këtij vizioni politik dhe nacional, iu bashkëngjitën shumë të rinj të dalluar nga radhët e studentëve të shkëlqyeshëm.
Të rinjtë që iu bashkuan Forumit Rinor të AKR-së kanë thënë se një ndër arsyet kryesore të anëtarësimit të tyre në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. /2lonline/