/2L ONLINE/ – Dega e AKR-së në Gjilan edhe pas Kuvendit të mbajtur me 12.11.2016, ka vazhduar me shtrirjen e saj në të gjitha vendbanimet e qytetit duke themeluar nëndegë të reja. Sipas sekretarit të Degës Arianit Ibrahimi, kjo bëhet pasi që interesimi i qytetarëve është tejet i madh të jenë pjesë e AKR-së, t’i bashkohen vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillim ekonomik të vendit dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë.
Kështu në fshati Velekincë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i kësaj Nëndege nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës Ismet Hajdini dhe monitoruesit nga qendra Tefik Ibrahimi. Delegatët me aklamacion votuan për Kryetar të Nëndegës z.Feti Bajrami me profesion ekonomist.
Po ashtu delegatët votua dhe kryesinë e paraqitur nga Kryetari në këtë përbërje:
1. Feti Bajrami Kryetar
2. Naim Qerimi Nënkryetar
3. Lulzim Selmani Nënkryetar
4. Bekim Bajrami Sekretar
5. Kastriot Rexhepi Anëtarë i Kryesisë
6. Besim Ibrahimi
7. Osman Sinani
8. Naser Arifi
9. Bashkim Kqiku
10. Kadri Kurtalani
11. Musli Musliu