(2LONLINE) – Në vazhdën e aktiviteteve të konsolidimit të radhëve të AKR-së në mbledhjen e kryesisë së degës në Gjilan asistoi edhe Fadil Ismajli nga kreu i AKR-së dhe ministër në qeverinë e Kosovës. Në debatin e zhvilluar u konstatua se strukturat e AKR –së janë mobile dhe se vullneti për të vazhduar konsolidimin e mëtejmë të AKR-së është prezent në strukturat partiake dhe se dukuria e aderimit në AKR është për çdo lakmi, thonë zyrtarë nga Zyra për Informim
Sipas zyrtarëve të kësaj zyreje në lagjet e qytetit të Gjilanit dhe rrethinë ditëve të fundit aktivitetet e AKR-së janë shtuar me pasurimin e strukturave dhe në riaktivizimit të nëndegëve.
Ismet Azizi nga kjo zyre ka bërë të ditur se AKR-ja ka themeluar nëndegën e saj në lagjen e Zabelit në Gjilan. Pas themelimit të një grupi iniciues në krye me Xhezair Hazirin , absolvent i Shkencave kompjuterike dhe disa takimeve me banorët e Zabelit, së shpejti do të mbahet edhe kuvendi themelues i kësaj nëndege.
“Programin dhe vizioni i AKR s- së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që shumë anëtarë të rinj ta kthejnë interesimin për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR. Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z. Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Azizi nga Zyra për Informim e Degës së AKR-së në Gjilan. /2lonline/