(2LONLINE) – Aleanca Kosova e Re (AKR) në vazhdën e konsolidimit të strukturës së saj në gjithë Kosovën, edhe në Gjilan zgjodhi strukturat drejtuese të degës së AKR, të cilat do të drejtojnë partinë deri në kohën kur ky subjekt do ti mbajë zgjedhjet e rregullta brenda partiake.
Ismet Azizi nga komisioni për Informim i AKR-së ka bërë me dije se Këshilli drejtues i AKR në Gjilan me 87 vota pro, 2 abstenime dhe një kundër zgjodhi kryesinë e re të AKR, e cila do ta drejtoj degën deri në zgjedhjet e rregullta të AKR, dhe gjithashtu zgjodhi me uninamitet edhe tre koordinator për fusha të caktuara: Agim Rexhepi, Tefik Ibrahimi dhe Ilir Morina.
Agim Rexhepi do ta këtë përgjegjësinë që ta drejton AKR në Gjilan drejt suksese sikur në Mitrovicë dhe Gjakovë.
Përndryshe, në takimin e Këshillit drejtues ka marrë pjesë edhe ministër i zhvillimit ekonomik, Fadil Ismajlii, që vije nga ky subjekt politik, e sipas të cilit ukseset e AKR në qeverisje janë evidente, duke numëruar të arriturat konkrete të ministrave të AKR, sidomos në krijimin e një ambienti më miqësor për investime, zonat e lira ekonomike, fillimin e ndërtimin të kapaciteteve të reja në energji, e shume e shume suksese që i atribuohen programit të AKR dhe insistimit të vet Presidentit të AKR.
Ismajli foli edhe për Gjilanin si komunë e cila ka ndërruar pushtetin qeverisës, por nuk ka ndërruar mentalitetin qeverisës, prandaj AKR dhe gjithë atyre të vullnetit të mirë, që dëshirojnë të kenë një Gjilan Evropian dhe prosperues, duhet të mobilizohen rreth programit të AKR-së, dhe Presidentit Pacolli.
“Gjilani do të jetë shumë shpejt zonë e lire e ekonomike dhe mbi të gjitha Gjilanin do ta lidhim edhe me Autostradë Prishtinë – Shkup. Gjilani do të jetë komunë dinamike dhe zhvillimore”, ka thënë ai.
Ndryshe, Ismajli i përshëndeti në mënyrë të veçantë të aderuarit e rijnë, duke ju garantuar që në AKR, nuk ka anëtarë të rinj dhe të vjetër, por vlera prosperuese, prandaj urime dhe suksese në familjen e madhe të AKR.. /2lonline/