Në kuadër të AKR Dega në Gjilan, Kandidatja për Kuvend Komunal Arjeta Asallni (6), mbajti aktivitetin për Administratë të Përgjithshme.
Administrata në Gjilan, ka progres në këto vite por jo të theksuara, përndryshe të gjitha avansimet në efikasitetin, shpejtësinë në nxjerrjen e dokumenteve në kohë pa pritje të gjata janë të arritura gjatë udhëheqjes së AKR-ës me këtë drejtori.
Vendosja e E-kioskëve në disa pika në qytet duhet të mirëmbahet dhe të kthehet në funksion të qytetarëve, për momentin funksionale është vetëm ajo te komuna e vendosur. Administrata e Përgjithshme në Gjilan ka për kompetencë edhe kryerjen e shërbimeve në Sektorin e Gjendjes Civile, Qendrës për Shërbime me Qytetarë, si dhe Shërbimit të Autoparkut.
AKR, në qeverisje komunale dhe në udhëheqje të Administratës së Përgjithshme, do të bëjë transforimime të dukshme në shërbim sa ma efikas për qytetarët, shërbime online të Admnistratës sdo të jenë vetëm për një kohë, sa për një promovim të caktuar, por do të funksionoj dhe të jetë në shërbim për qytetarët çdo herë. Me kohë do të trajtohet çdo ankesë, kërkesë e qytetarëve dhe përgjigj’ja do të jetë në kohë rekorde.
Mes temave, të cilat i diskutuam është edhe çështja e qytetarëve nga Lugina gjegjësishtë Bujanovcit, Preshevës, Medvegjës të cilët ende edhe sot e kësaj dite janë pa dokumente edhe pse jetojnë tashmë afërsishtë dy dekada në komunën tonë dhe ende ska sgjidhje për ta, pos politizim të kësaj teme të ndjeshme për poena të caktuar personal, përfitime të ndryshme ose subjektet për qëllime të caktuara për ndonjë fushatë. AKR, sa ishte në qeverisje përher të parë lëvizi diçka mbi këtë temë me Ministrin Flamur Sefa, por pas largimit të tij prap stagnoj gjithçka.
AKR, kudo që ka prezencë në udhëheqje të ndonjë institucioni ka lënë gjurmë përherë pozitive dhe të dukshme, andaj presim shumë mbështetje nga qytetarët gjilanas edhe në këto zgjedhje lokale të na besoni votën tuaj për udhëheqje ndryshe, me përgjegjshmëri, transparencë dhe profesionalizëm në udhëheqje.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/