Aleanca Kosova e Re (AKR), ka themeluar nëndegën e 28 në lagjen e dytë në Gjilan. Kuvendin e hapi sekretari degës, njëherësh zëvendës shef i shtabit zgjedhor Arianit Ibrahimi, ku i falënderoi këshillin iniciues për themelimin e këtij kuvendi të nëndegës.
“AKR është duke vazhduar me shtrirjen strukturave ne çdo lagje të qytetit, falë qytetarëve që çdo ditë e me shume janë duke pranuar programin e AKR-se program për zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.
Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe kryetari degës së AKR-së Ismet Hajdini: “Ne emër degës së AKR-se dhe presidentit Behgjet Pacolli ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë kuvend. AKR-ja çdo dite po rritet me anëtarë të rinj. Jemi pran zgjedhjeve të parakohshme, çka ju kisha lutur ju dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit që në këto zgjedhje të jemi të vetëdijshëm për votën tonë aq të çmueshme, sepse këto zgjedhje po konsiderohen historike për nga rëndësia e ndryshimeve qe do të ketë vendi”, ka thënë Hajdini.
Vana Jerliu Ramadani anëtare e kryesisë qendrore të AKR-se i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe rëndësinë e të qenit në AKR. ”Unë jetoj që sa vite në Chicago të SHBA-ve kthehem pas sa viteve ne Kosovë dhe shoh popullin në këtë gjendje të tmerrshme, rini të pashpresë dhe pa punë, Çka mundemi me bë në këtë situatë, të marrim shumë seriozisht votën duke u nisur nga unë dhe ju këtu që jeni. Sepse çdo ndryshim vije nga vetvetja nga vota jonë”, ka thënë Ramadani.
Ajo shtoi tutje se është shtetase e SHBA-ve dhe votojnë atje, por më ndryshe, duke e diskutuar me fëmijët tanë që gjinden në shkolla e universitete se cila parti plotëson më shumë nevojat e tyre familjare e kështu me radhë, duke nxjerrë mendimet dhe vendimin më të mirë për t’u përcaktuar se kë do të votojnë. “Dhe ju të pranishëm kështu duhet të votoni, sepse kështu votohet në vendet e zhvilluara pa u ndikuar nga premtimet e kota por duke u bazuar ne realitet”, ka thënë Ramadani.
Pas fjalimeve përshëndetëse vazhduan punimet e kuvendit sipas rregullores së punë për zgjedhjen e organeve të kuvendit ku me vota unanime u votua për kryetar të nëndegës lagja dytë:
Venhar Bajrami- Kryetar
Fisar Berisha-Nënkryetarë
Shkumbim Zeqiri-Sekretar
Nazim Lipovica- Anëtarë të kryesisë;
Luljeta Murseli
Bekim Veseli
Arbnor Musliu
Gzim Lipovica
Kamer Leci
Kryetari i nëndegës Venhar Bajrami tha se “ne së bashku me ju do të punojmë për të mirën e vendit duke u bazuar ne pune dhe përkushtim duke marr model presidentin Behgjet Pacolli, dhe në këto zgjedhje do të japim një goditje të madhe atyre që na kanë lënë në harresë.