Kurteshi ka thënë se thithja e investimeve nga jashtë dhe avancimi i të drejtave të mërgimtareve në fushat e arsimit duke stimuluar edhe fonde të veçanta për studiuesit kosovar kanë qenë tema kryesore këtij takimi
Sipas Kurteshit qëllimi i projektit për mërgatën i cili është iniciuar nga ambasadori Malaj, ka për qëllim formimin e një grupi të biznesmenëve të suksesshëm në Zvicër e të cilët do të mund të realizonin investime në Kosovë.
Po ashtu në kuadër të projektit është paraparë që të formohet një fond i cili u mundëson studime studentëve Kosovarë jashtë Kosovës. Kurteshi tha se AKR –Internacional edhe në programin e saj e ka përkrahjen ekskluzive për mërgatën dhe e kemi siguruar ambasadorin Malaj se do të punojmë ngushtë për të realizuar të drejtat e mërgimtareve tanë.
Kurteshi tha se ky projekt pritet të jetësohet në nëntor të këtij viti në Bern dhe se sipas tij projekti e ka mbështetjen edhe të Ministrisë së jashtme zvicerane dhe pret përkrahje edhe nga komisioni zviceran për investime jashtë Zvicrës.
Përndryshe, Kurteshi mendon se diaspora ka bërë shumë për Kosovën dhe kontributi i saj do të duhej të ishte në vazhdimësi dhe se diaspora akoma ka për të dhënë kontribut në shtet ndërtimin e Kosovës. /2lonline/