(2L ONLINE) – Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan i ka përzgjedhur emrat e kandidatëve të mundshëm për listën e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që i propozohen AKR-së në Qendër, që të përpilohet pastaj lista e përgjithshme me kandidatët për deputet, me të cilën subjekti ynë politik do të garojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 8 qershor.
Në takimin e Kryesisë së AKR-së dega në Gjilan, u dhanë propozimet e kandidatëve të cilat u votuan unanimisht, e ata janë: Agim Rexhepi jurist, kryesues i trupit koordinues i degës në Gjilan, Ismet Hajdini Dr, i Stomatologjisë, këshilltar komunal dhe anëtarë i trupit koordinues në kryesi, Tefik Ibrahim, jurist , anëtar i trupit koordinues në kryesinë e degës, dhe ish këshilltar komunal, Msc. Ilir Morina anëtar i trupit koordinues në kryesi , Prof. Izeir Hyda, anëtarë i kryesisë së degës , dhe Merita Hyseni vijon studimet për master në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, anëtare e kryesisë dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm të AKR-së.
Kryesia e AKR-së në Gjilan pret që emrat e propozuar në nivel qendror ku do të përpilohet lista me të gjithë kandidaturat përfundimtare të merret parasysh kandidatët e propozuar për përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Republikës së Kosovës. /2l online/