AKR Dega në Gjilan, me iniciativë të kandidatëve për Asamble Komunale Dëfrim Kastrati dhe Habib Ramadani, viziton Shoqatën e Paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve Shoqaten Handikos, dhe Shoqatën e të Verbërve.
Ne u njoftuam nga afër me problemet me të cilat ballafaqohet kjo kategori nga Kryetari i Handikos z.Fatmir Shurdhani, si dhe nga Kryetari i shoqatës së të Verbërve të Gjilanit z.Bajram Spahiu.
AKR, dhe Presidenti ynë Behgjet Pacolli gjithmonë për këtë kategori është përkujdesur në forma të ndryshme.
Ne si Degë në vazhdimësi jemi të njoftuar me preokupimet me të cilat hasen këto Shoqata, e që në qeverisje lokale synojmë të jemi zë i fuqishëm në Kuvend Komunal që të merren me seriozitet të lartë kërkesat e tyre.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/