Aktivitetet tona të përditshme po shpalosin programin e AKR për Gjilanin në qeverisje, temat të cilat ne po i trajtojmë janë ato me të cilat qytetari ballafaqohet çdo ditë me to.
Ekspertët tanë kanë përpiluar platformën ma të mirë për të gjitha sektorët, ne premtojmë se aty ku janë përfaqësuesit tanë të AKR-ës, qeveriset me duar të pastra, me përgjegjshmëri dhe transparencë. AKR si parti liberale ka në qendër qytetarin para gjithçkaje.
Lista jonë ka kandidat të kompletuar në aspektin profesional, dhe gjithsecili rrjedh nga familje të nderuara e të respektuara në qytet, dhe pa dyshim se përkrahja qytetare me votë do të jetë e madhe në ditën e zgjedhjeve.
Organizimet tona do të pasqyrojnë gjendjen në të cilën ndodhen shumë çështje në qytetin tonë dhe se do të dalim me zgjidhje konkrete për secilën temë me të cilën preokupohen qytetarët.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/