“Lëvizja e Bashkuar e Luginës”, në takimin e saj të fundit, ndër tjerash diskutoi edhe për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, Tema kryesore e këtij takimi që dominoi gjatë gjithë diskutimit ishte gjendje e pafavorshme e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, e veçanërisht e atyre në Gjilan.
Kështu është shprehur Gani Krasniqi, kreu i kësaj Lëvizjeje, i cili për Portalin 2LONLINE, tha se po shihet pesimizëm i madh pasi që më se 17 vite nuk po bëhet asgjë, për avancimin e te drejtave të shqiptarëve nga Kosova Lindore, e që jetojnë në Gjilan e gjetiu.
““Lëvizja e Bashkuar e Luginës”, me gjithë kuadrin intelektualë pareshtur ka punuar për ngritjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të dëbuar. Kjo Lëvizje është dhe do të jetë zëri i fuqishëm dhe gardian i mbrojtjes të të drejtave të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, që jetojnë në Gjilan dhe gjetiu”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, në këtë Lëvizje, të gjithë njëzëri u dakorduan se janë dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim, edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, me të gjitha subjektet politike që angazhohen për të drejtat e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, por jo me ato që nuk kanë bërë asgjë deri më tani dhe që do të vazhdojnë po me këtë avaz, edhe pse kishin mundësi të bënin.