Luta: LDK funksionon mbi bazën e konkurrencës, të tjerët i ndërrojnë rolet ’herë unë, herë baci”

Luta: LDK funksionon mbi bazën e konkurrencës, të tjerët i ndërrojnë rolet ’herë unë, herë baci”

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga lagja “Zabeli” kanë shprehur falënderim për kryetarin e Degës së LDK-së dhe njëherit kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për të gjitha investimet e realizuara dhe për projektet të cilat tashmë janë të planifikuara për investime gjatë të ardhmes.

Kryetari Haziri në fjalën e tij tha se “Zabeli”, si një lagje e ngjitur me qytetin është një vend tashmë ideal për të jetuar, kurse për këtë mandat qeverisës kemi arritur të investojmë më shumë se prej kur ekziston ky vendbanim.

“Zabeli tashmë është një lagje e kompletuar sa i përket infrastrukturës. Janë ndërtuar 42 rrugë për më pak se 4 vjet dhe kanë mbetur edhe 5 sosh që do të përfundohen deri në fund të vitit. Do të vazhdojmë gjithmonë me projekte publike sipas prioriteteve sepse gjithnjë dora e shtetit ka obligim të kujdeset për qytetarët e saj dhe për mirëqenien e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Më tej Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, është e ndërtuar dhe funksionon në frymën rugoviane, e hapur për të gjitha kuadrot e reja, gratë dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë interes ndërtimin e vendit.

“Në këtë vend pra është fryma rugoviane. Ne me këtë frymë jemi të vendosur të punojmë, zhvillohemi dhe qeverisim duke qenë të hapur me konkurrencë të shëndoshë, ndërsa të tjerët janë zëvendësuesit e tipit ‘herë unë, e herë baci’ sepse janë parti të kusherinjve’”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri, derisa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen LDK-së, ndërtimit dhe zhvillimit të Gjilanit.

KOMENTE