(2L ONLINE) – Në këto muaj të verës kur shtohen dasmat he ahengjet tjera nuk mungojnë as të shtënat me armë në ajër dhe për këtë policia ka marr masa dhe ka raportuar disa herë për arrestime të ndryshme.
E rasti më i freskët, sipas policisë, është regjistruar në fshatin Malishevë të Gjilani, ku është arrestuar i dyshuari, mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, e cila është e llojit “Ekol”, pesë(5) gëzhoja dhe gjashtë(6) fishekë të cal.9 mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/