/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në kuadër të programit “Guest Speaker”, kanë ligjëruar akademik Gjovalin Shkurtaj nga Tirana dhe Prof. Dr. Isak Shema nga Prishtina. Ata fillimisht janë pritur në një takim nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili ka thënë se është kënaqësi të kemi në mesin tonë këta dy intelektualë të cilët në qarqet akademike vlerësohen ndër përfaqësuesit e sotëm më të dalluar të fushës së gjuhësisë.
Ndërkohë në ligjëratën me temë “Arbneshët e Zarës, gjuha, kultura, letërsia” Akademik Xhovalin Shkurtaj dhe Porf. Dr. Isak Shema kanë theksuar se gjuha shqipe duhet të jetë standarde gjatë përdorimit në një front të gjerë.
Sipas tyre gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur. Natyrisht edhe ta pasurojmë e ta vlerësojmë, ashtu si të gjitha kombet e qytetëruara.
Akademik Xhovalin Shkurtaj dhe Porf. Dr. Isak Shema kanë thënë se Arbneshët e Zarës dhe gjithë shqiptarët kudo që janë duhet të punojmë shumë për mbrojtjen e gjuhës amtare si tipar i përbashkësisë dhe i njëjtësisë së kombit. Ata thanë se gjuha shqipe ka rregullat e drejtshkrimit dhe normat e saj, andaj duhet parë gjithmonë si pronë kombëtare dhe karakteri kombëtar i tyre duhet ruajtur e pasur gjithmonë parasysH. /2L ONLINE/