Kf.Gjilani po vazhdon të jetë akademi e futbollistëve të rinj, jo vetëm për klubin por edhe për klube të tjera. Së fundmi, dy portierët e Akademisë së futbollit, Petrit Terziu dhe Olti Ismajli, janë ftuar nga përfaqësueset e shpresave të Kosovës U19 dhe U16.
Olti Ismajli i cili u grumbullua me Kosovën U16, ka përfunduar me sukses grumbullimin e kësaj gjenerate, ku qëndruan për disa ditë në Dubai dhe zhvilluan dhe disa ndeshje miqësore kundër skuadrave, si Blegjika dhe Çekia.
Kurse, Kosova U19 e cila po qëndron në shtetin Italian, përkatësisht në Romë, po merr pjesë në turneun “Roma Caput Mundi”. Në përbërje të këtij grupi po merr pjesë edhe një tjetër lojtar nga Gjilani, konkretisht Petrit Terziu.
Gjatë ditës së djeshme Kosova U19 zhvilloi ndeshje me grupin e Lacios ku portiere, Petrit Terziu, ishte protagonist në takimin i cili pas vazhdimeve u mbyll në 2 me 2, dhe në penalti fitoi ekipi roman, ku Terziu priti një prej tyre.
“Ftesat e këtyre dy futbollistëve nuk janë të vetmet, ku edhe më parë në adresën e Gjilanit kishte pasur ftesa për lojtarët e akademisë sonë dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin e klubit.