DYLON

KKSB mbanë takimin e parë për këtë vit

KKSB mbanë takimin e parë për këtë vit
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Komunë e Kamenicës, ka mbajtur sot takimin e parë të këtij viti, në krye me kryesuesin e kësaj mbledhjeje Fisnik Kastrati, nënkryetarin e Komunës Bojan Stamenkoviç dhe zëvëndës komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth draftit të planit të punës së KKSB-së dhe problemeve të ndryshme që paraqiten në Komunën e Kamenicës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për disa çështje të tjera, si ndotja e ajrit, parandalimi i dhunës në familje, rregullimi i trotuarëve, ndriçimi i qytetit, rregullimi i zyreve policore, largimi i lojrave të fatit nga objekti i shkollave dhe objekteve fetare.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin policia nga Stacioni Policor në Kamenicë, FSK, OSBE, bashkësitë fetare të Komunës së Kamenicës, këshillat e fshatrave e përfaqësues e tjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.