Siç shkruan gazeta e Bazelit “Tageswoche”, të cilës i referohet albinfo.ch, çdo gjë është sqaruar pas ndeshjes së luajtur të dielën për FC Baselin kundër FC Thunit
Futbollisti i ri dhe i talentuar i FC Baselit, Arlind Ajeti, ishte futur në listën që kryetrajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku e ka përpiluar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare, atë me Haitin. Por, duket se në ndeshjen me rëndësi historike për Kosovën, e cila luhet të mërkurën, më 5 mars, përfaqësuesja kosovare do të mbetet pa shërbimet e Ajetit.
Siç shkruan gazeta e Bazelit “Tageswoche”, pas ndeshjes së luajtur të dielën për FC Baselin e kundër FC Thunit, është sqaruar çdo gjë: Mbrojtësi 20 vjeçar FC Baselit do të vazhdojë të luajë si më parë për skuadrën U21 të Zvicrës. Me këtë qëllim, ai edhe pas përfundimit të ndeshjes kundër FC Thunit ka vazhduar të qëndrojë në qyten Thun. Këtu, të mërkurën Zvicra luan ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit, kundër Lihtenshjanit.