Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në profilin e tij se Quinti po i bënë thirrje PAN-it që të shkojë në seancë por se PAN, nuk i ka numrat.
“Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opcione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!”, shkruan në profilin e tij Ahmeti.