Shpendi xheloz!

Shpendi xheloz!

Reagim lidhur me kundërshtimin e kryetarit Shpend Ahmeti që të zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj ballkanik në kryeqytetin tonë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar zhvillimin e superderbit në futboll Drita-Gjilani në stadiumin e Prishtinës, duke shprehur xhelozinë që Gjilani ka një derbi të tillë dhe Prishtina e Mitrovica jo.

Ne, si Gjilanas i bëjmë me dija kryetarit se superderbi Drita-Gjilani është vlerë sportive jo vetëm e qyetarëve gjilanas por e tërë Kosovës. Shpresoj kryetari Ahmeti më shumë të merret me problemet e qytetarëve prishtinas (ndriçimi, transporti, kanalizimi, uji etj.), sesa me ata gjilanas.

Sa i përket stadiumit të Prishtinë, ai nuk është vetëm i Prishtinës, sepse është ndërtuar dhe rirenovuar me para te qytetarëve të Kosovës (edhe te gjilanasve), ndërsa pronësinë mund ta kërkojë kryetari Ahmeti.

Bëjë thirrje dy supertifozërive gjilanase (Intelektualëve dhe Skifterave), të sillemi në frymë sportive dhe të edukuar, në mënyrë që derbi të dëshmojë se është vlerë ballkanike dhe jo vetë gjilanase e kosovare. Suksese për dy ekipet gjilanase.

Burim Haliti, Intelektual gjilanas

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE