/2L ONLINE/ – Rina Ahmeti, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, ka kritikuar, PDK-në e Gjilanit për reagimin, përkatësisht akuzat, që kjo e fundit i ka bërë sot duke e akuzuar qeverisjen Haziri, për punësime familjare. Sipas Ahmetit të LDK-së, vetëm qorr duhet me qenë PDK-ja, mos me e pa dallimin mes qeverisjes kur ajo ishte në pushtet dhe të të tanishmes, kur Gjilani qeveriset nga LDK-ja, me Lutfi Hazirin në krye. “Dallimi është si nata (PDK) me ditën (LDK)”, ka shkruar ajo.
Lexo edhe: PDK: Luta, pas mikut, tani e punësoi edhe kunatën
Ja postimi i plotë i Rina Ahmetit në profilin e saj:
“Po edhe kjo e shkreta “Kunata” dikur duhet me u punësua! Pse nuk e keni punësua ju pra sa keni qenë në pushtet “PDK-ja”? Vetëm pse ka qenë kunata e “Lutes”, eu dashtë njëherë me i punësua ju “kunatat e PDK-së”. A sa i përket punësimeve tjera familjare që ka bë Luta, siç e kishit cekur “djemtë, vëllezërit, kushërinjtë, dajallarët, tezakët” kisha pas dëshirë, që faktet t’i bëni publike bre… se nuk është njerëzore ndaj qytetarëve të bëni këso shpifje. Keni pak respekt të paktën ndaj votuesve tuaj, e mandej ndaj të gjithë qytetarëve, mos u mundohuni me dhënë këso lloj dezinformate, se kot e keni.
PS: oj PDK, vetëm qorr duheni me qenë dhe mos me e pa dallimin mes qeverisjes tuaj, me të Lutes. Dallimi është si nata (PDK) me ditën (LDK)”