Më datë 13.08.2019, e martë, nga ora 19:30, do të fillojë Faza e Tretë e Dezinsektimit Hapësinor të Komunës së Gjilanit.
Ky projekt realizohet nga Komuna e Gjilanit dhe implementues është AgroGroup Fauna.
“Në rast të ndryshimeve klimatike, puna do të shtyhet për ditët në vijim, kur kushtet atmosferike, të na mundësojnë realizimin e punës me efikasitet. Luten bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët e tyre gjatë ditëve deri sa të përfundojë spërkatja”, thuhet në njoftimin e AgroGroup Fauna.
Preparatet që përdorën për këtë dezinsektim janë ekologjike, më të mira të kohës që kanë efektshmëri të lartë dhe nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, ndërsa procesi do të zhvillohet gjatë mbrëmjeve.