Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të thellë, mori lajmin për vdekjen e gazetarit, shkrimtarit dhe dramaturgut, Musa Ramadani.
Veprimtarinë si gazetar, Ramadani e filloi në fund të vitit 1965 kur punoi si korrespodent i rregullt i gazetës “Rilindja” dhe pastaj redaktor i përgjithshëm i Kulturës, në të njëjtën gazetë.
Ramadani la pas vetes një krijimtari të gjerë, si në gazetari ashtu edhe në publicistikë, prozë, dramaturgji, kritikë, dhe eseistikë.
Për nder të veprimtarisë së tij jetësore, sot prej orës 10:30, do të bëhen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e Prishtinës.
Me këtë rast, AGK shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetarit, Musa Ramadani.