Fasting ose agjërimi me ndërprerje, është një regjim që ndërmerret për një periudhë afatgjatë.
Perkrahesit e tij e shohin madje si një mënyrë jetese. Ne mund ta praktikojmë nga 12 orë, ose 16 orë pa ngrënë dhe të kufizojmë ushqimin në një orar të caktuar pa kufizuar kaloritë e nevojshme.
Kjo mënyrë jetese të jep energji, redukton risqet për sëmundje dhe kontribuon në humbje të peshës në mënyrë të qëndrueshme.
Blogerja, Dorina Mojallia e praktikon prej kohësh këtë regjim dhe ndan eksperiencën e saj, duke e mbeshtetur idene se organizmi i njeriut e pranon si te mireqene dhe si pastrim muajin e agjerimit, pertej ritualit fetar ai eshte shume pozitiv per shendetin.