Ymer Selimi përfaqësues i Qendrës Rajonale për Punësim(QRP), këshilltar për ta udhëhequr këtë projekt, ka thënë se nga ky program do të përfitojnë 143 punëkërkues të komunave Gjilan, Viti e Dardanë.
Ai tha se ky projekt synon të ofrojë një mundësi që punëkërkuesit të trajnohen direkt duke qenë në punë, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për tregun aktual të punës.
Selimi tha se këtë punëkërkues do të kenë mbështetje financiare nga projekti gjatë periudhës së trajnimit, ndërkohë që ndonëse bizneset nuk janë të obliguar, ata sipas nevojës edhe mund ti ndalin në punë pas periudhës së trajnimit.
Selimi tha se ky projekt është i dizajnuar për të qenë i hapur për të gjithë ata që janë të papunë nga mosha 17 deri në 45, pavarësisht kualifikimit shkollor, ndërkohë që një përparësi iu është thënë grupeve me nevoja të veçanta./2lonline/