Klubi i Volejbollit KV Drita, nga Gjilani, ka bërë me dije se, tani më, ka nënshkruar me lojtarin nga Theranda, Adriatik Berisha, duke bërë që ky lojtar tani e tutje të vishet bardh e kaltër.
“Tiki rikthehet nga Tajlanda aty ku ka luajtur muajt e fundit me synimin e madh drejt titullit Kampion të cilin na e premton për ‘Intelektualet’”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Sipas drejtuesve të KV Drita, “Adriatik Berisha është një nga lojtarët më të mirë në Kosovë dhe ne jemi të lumtur që vazhdojmë bashkëpunimin së bashku këtë sezon”. /2LONLINE/