Qeveria australiane është duke e përdorur rregullën, e cila hyri në fuqi me 28 shkurt, 2019 për të dërguar një mesazh tek autorët e dhunës në familje.
Australia është duke dërguar një mesazh të fuqishëm tek abuzuesit në familje kudo në botë: Ju nuk jeni të mirëpritur këtu. Australia së fundi ka zgjeruar ligjin e migrimit deri në atë shkallë ku çdo person që ka qenë i dënuar për dhunë në familje kudo në botë nuk do të mund të marrë vizë për të hyrë në këtë shtet.
Këngëtari amerikan i zhanrit R&B Chris Brown the ylli i boksit Floyd Mayweather e kanë pasur të ndaluar hyrjen në Australi në të kaluarën, duke marrë parasysh dënimet e tyre për dhunë në familje.
Ndalimi tani është duke u aplikuar ndaj të gjithë vizitorëve të huaj të cilët janë shpallur fajtorë për dhunë ndaj grave dhe fëmijëve. Edhe abuzuesit e dënuar për dhunë në familje të cilët kane viza dhe janë duke jetuar në Australi mund të dëbohen me rregullën e re.