“Sot, në 20 vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit, nderojmë kontributin e tij në luftë, kujtojmë luftën e UÇK-së, nderojmë çdo përpjekje për liri e pavarësi përgjatë gjithë historisë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, zëvendësministri Rexhep Kadriu.
Ja postimi i plotë:
Historia është e pamëshirshme, sepse të jep veç një rast të fitosh pavdekësinë. Rënia e heroit të kombit, Abdullah Tahiri, shënon kthesën e madhe historike të kombit shqiptar, ishte motivim për mobilizim të përgjithshëm.
Sot, në 20 vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit, nderojmë kontributin e tij në luftë, kujtojmë luftën e UÇK-së, nderojmë çdo përpjekje për liri e pavarësi përgjatë gjithë historisë.
Lavdi jetës dhe veprës së Abdullah Tahirit!