Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti tubim me qytetarë të Velekincës dhe lagjes së “Vishnjeve”.
Në këtë tubim madhështorë u bë prezantimi i dy kandidatëve nga këto dy lokalitete që garojnë për asamble komunale nga radhët e AAK-s, Sami Lakna dhe Suzana Krasniqi.
Dy kandidatët u zotuan para qytetarëve se pas 22 tetorit, Velekinca dhe lagjja e Vishnjeve do të frymojnë ndryshe, sepse nuk do të ndodhin selektime në investime këtu siç ka ndodh deri sot.
Qytetarët janë të barabartë pavarësisht bindjeve politike. Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK-ja, Rexhep Kadriu, pasi përshëndeti të pranishmit në këtë tubim tha se ndihem mirë që shoh aq shumë njerëz që e duan Gjilanin ndryshe.
“Sinqerisht, po ndihem mirë si kurrë më parë kur shoh aq shumë qytetarë që po i bashkohen rrugës së ndryshimit që ka nisë në Kosovë e po përkrahet fuqishëm edhe në Gjilan. Qytetarët kurr nuk kanë qenë më të gatshëm sesa sot me ndryshua Gjilanin, sepse tani kanë alternativë, ngase ne ua kemi ofrua. Asfallti nuk do të jetë më temë. Projekti ynë ka me hapë vende të reja pune, madje me mijëra”, tha Rexhep Kadriu.
Gjilani ka vendos me ndryshua qeverisjen, sepse nuk po pranon të vazhdoj të jetë komunë e pazhvilluar.
“Gjilani e ka nda mendjen me i thënë JO kandidatëve që nuk e dinë çka i duhet Gjilanit, sepse nuk kanë informacione për problemet dhe kërkesat që kanë gjilanasit, për shkak se nuk ka mundësi të marrësh informacione nëse Gjilanin e viziton veç vikendeve ose edhe më rrallë”, përfundoi Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK