Pamjet shqtetësuese që vijn nga stacioni i autobusave në Prishtinë, vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për ne.
Qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë se kufiri mes shteteve të Bashkimit Evropian është e pamundur të kalohet në mënyrë ilegale, duhet të mendojnë mira ata që po i fryjnë kësaj dukurie, trafikant, matrapazë të ndryshëm edhe qarqe politike, se kjo nuk do të kaloj pa u ndëshkuar.
E kaluara na ka treguar se shumë trafikant, matrapaz e përfitues kan qen të lidhur, të yshtur nga shteti serb për të bërë “punën e dreqit”, zbrazjen e Kosovës nga aseti ynë më i çmuar, rinia.
Kosova po kalon në një fazë tjetër të rëndësishme, prespektiva evropiane, zhvillimore dhe mundësia për të jetuar dinjitetshëm, bashkë me shpresën për të ardhme do ti kthehet shpejt, prandaj kjo ikje bashkë bashk me propagandat qëllim keqe duhet të ndalen menjhëher.
Kosovës nuk i duhet edhe ndonjë lajm tjetër për ndonjë tragjedi të mundshme që mund të ndodh në kufinjët e shteteve të BE-së, prandaj secili që është pjesë në njërën apo format tjera të kësaj dukuria duhet të mendoj mirë para se të veproj.
Ne jemi duke e përcjellur me vëmendje të plotë dhe në vendin e ngjarjes të gjithë këtë dukuri por edhe propagandën që po e bëjnë të njëjtat fytyra cdo natë.
Përveq apelit për qytetarët, i ftojmë edhe institucionet e Kosovës, që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkret kundër trafikantëve dhe matrapazëve të ndryshëm. Gjithashtu ftojmë institucionet relevante të organizohejn urgjentisht një takim me kompanitë transportuese dhe tu bëhet me dije se trafikimi është krim, e krimi ndëshkohet.
Departamenti i Diapsorës, AAK
Jahja Lluka, Udhëheqës i Departamentit