Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, sot i bëri vizitë Gjilanit. I shoqëruar nga kandidati për kryetar të Gjilanit, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, inspektuan punimet në rrugën qarkore, si dhe zgjerimin e rrugës në hyrje të Gjilanit nga Ferizaj.
Ministri Lekaj u zotua se Gjilani dhe Anamorava do të jenë prezent fuqishëm në agjendën e kryeministrit Haradinaj.
Ndërsa kandidati për kryetar të Gjilanit, njëherësh nënkryetar aktual i Gjilanit, Rexhep Kadriu, tha se Gjilanin e presin ditë të mira, sepse në Kosovë ka filluar ndryshimi, dhe kjo vizitë e sotme e ministrit Lekaj, shënon hapin e parë për zhvillimin e Gjilanit, ndërsa hapi tjetër do të bëhet me 22 tetor”, tha Rexhep Kadriu.
e sponsorizuar nga AAK