Me rastin e ndarjes nga jeta e Selatin Bajramit, kryetarit të nëndegës në Përlepnicë, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega e këtij subjekti politik në Gjilan, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, kolegëve nga AAK dhe miqve.
Selatin Bajrami-Sela, ishte një sportist i shquar, një shok besnik, dhe një kolegë i mirë. Sela ishte këmbëngulës në luftën kundër dukurive negative në shoqëri.
Ai i dha shumë sportit në komunitetin ku jetoi, i dha shumë subjektit të cilit i takoi, dhe neve na la shembuj se si veprohet dhe punohet në dobi të qytetarëve, të brezave të rinj.
Ngushëllime familjes Bajrami, sportistëve dhe gjithë atyre që vepruan e punuan bashkë me Selën!
U prehsh në paqe Selë!