Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, mbajti një takim informues për gjendjen në terren me kandidatët për asamble komunale.
U vlerësua lartë angazhimi i kandidatëve dhe mënyra e qasjes së tyre në kërkim të votës, gjithnjë duke ruajtur unitetin brenda llojit, gjë që nuk e shohim tek rivalët.
Kadriu kërkoi angazhim shtesë nga kandidatët për asamble komunale, në mënyrë që çdo qytetarë të informohet me projektin tonë zhvillimor për Gjilanin.
“Këtë besim që po e dëshmojnë qytetarët për ne, e kemi ndërtuar jo lehtë, jo për afat të shkurt kohor. Jemi angazhuar që ti tregojmë qytetarëve se ne jemi ata që e kanë mundësinë me zhvillua vendin, me krijua një standard të ri të qeverisjes në Gjilan, gjë që po vlerësohet lartë kjo nga ana e qytetarëve’, tha Rexhep Kadriu.
Ndërsa, kandidatët për asamble komunale nga lista e AAK-së, veç e veç, informuan kryetarin për gjendjen në terren, dhe thanë se
“Kjo rritë e AAK-së dhe krejt kjo simpati që sot kemi për subjektin tonë dhe projektin që iu është prezantuar deri më tani, është rezultat i seriozitetit, punës, ndërshmërisë së treguar në mandatin e kaluar si nënkryetar i komunës bashkë me dy drejtoritë nga AAK-ja. Me plot përgjegjësi themi se projekti i kandidatit Rexhep Kadriu po mirëpritet nga qytetarët”, u shprehen kandidatët për asamble komunale nga AAK-ja.
Sponsorizuar nga AAK