Prej sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe zyrtarisht fillon mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për shkarkimin e qeverisë. Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Gjatë një konference për media Haradinaj shfaqi shpresën se peticioni do të jetë një presion publik për mbështetjen e mocionit që AAK ka paraqit në Kuvend ditë më parë për rrëzimin e qeverisë.