(2L ONLINE) – Me rastin e 15-te vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Gjilan, kryetari i Degës Rexhep Kadriu bashkë me strukturën e AAK-së kanë organizuar disa aktiviteti, ku njëri ndër ta ka qenë edhe takimi me Gratë e Aleancës në Gjilan.
E drejtuese të Aleanca e Gruas në Gjilan, bashkë me një numër të konsiderueshëm të grave që i janë bashkangjitur vizionit të gruas së Aleancës, kanë pritur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Degës Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së nga niveli qendor Ahmet Isufi, kryetaren e AGK-së Donika Kadaj-Bujupi, kandidatët për deputetë Nijazi Idrizi dhe Magbule Shkodra, si dhe kandidatet femra për deputete nga Anamorava.
Kryetari i AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, para të pranishmëve ka folur për mbështetjen e vazhdueshme që AAK-ja në Gjilan ka marrë nga Aleanca e Gruas dhe i ka falënderuar ato për përkushtimin e treguar si gjatë proceseve zgjedhore po ashtu edhe jashtë. Njëherësh, ai ka premtuar përkrahje dhe vendosjen e meritave të caktuara për gratë.
Në këtë takim, ka folur edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka shpalosur një pjesë të rëndësishme të programit qeverisës së Aleancës, duke kërkuar kështu mbështetje dhe përkrahje nga gratë, që këtë program në të ardhmen ta zbatojmë sëbashku.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se gratë janë një shtyllë e fuqishme për zhvillimin e shtetit dhe se gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shtyllë e fuqishme me vlera të mëdha në AAK.
Pos takimit me gratë, gjatë ditës kryetari i AAK-së dhe anëtarët e tjerë kanë vizituar fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e mishit të zogut „Konsoni“ si dhe qendrën tregtare „Agmia“, me c’rast ka shpalosur programin e tij „Drejtimi i Ri“, duke premtuar që me ardhjen e tij në qeveri do të ketë kushte më të mira biznesore dhe lehtësira të mëdha.
Gjatë kësaj vizite, pos kryetarit të AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i komunës dhe kandidat për deputetë në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu dhe kryetari të AAK-së Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputetë nga Gjilani, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi si dhe Magbule Shkodra. /2l Online/